Rama nuk di nga t’ja mbaj, urdhëron urgjentisht mbylljen e portalit…

0
410

Kryeministri Edi Rama nuk është në teleshe vetëm me përgjimet e rastit ‘Xhafaj’, presionin e opozitës, protestën e saj dhe faktin që sërish edhe ministri tjetër i Brendshëm, i ka dalë me ‘cen’. Por ai së fundi ka filluar të shqetësohet tej mase edhe për humorin që bëjnë njerëzit në internet. Shembulli më i fundit është ajo që ndodhi sot me një njoftim, i cili u përhap rrufeshëm në rrjetet sociale dhe portale, pas publikimit fillestar në faqen www.kryeministri.com dhe portalin e njoftimeve Njoftime.com

Lapsi.al mëson se Kryeministria, me porosi të Edi Ramës është mobilizuar për të bllokuar aksesin e kësaj faqe. Këtë e ka bërë përmes AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare). Nëse tenton të hysh në këtë faqe, ajo del e bllokuar prej AKEP. Akses kanë vetëm ata që futen nga jashtë shtetit. Por edhe nga Shqipëria ka një mënyrë tjetër për t’i shpëtuar censurës së qeverisë. Nëse klikoni në këtë link https://nl.hideproxy.me/ dhe më pas vendosni domanin ‘kryeministri.com’ ju mund të hyni në fqen e cila i ka prishur humorin Edi Ramës. Lapsi.al disponon gjithashtu edhe komunikimin me email te AKEP, ku kërkohet mbyllja e faqes www.Kryeministri.com e cila ironizoi sot përmes njoftimit për vend të lirë pune në pozicionin ‘Ministër i Brendshëm’. Lapsi.al sjell më poshtë edhe njëherë njoftimin e plotë, natyrisht të bërë me humor, si dhe kërkesën drejt AKEP për të mbyllur urgjentisht faqen e cila e publikoi për herë të parë këtë njoftim. Me sa duket Rama tani mobilizon edhe institucionet qeveritare që të ndalojnë humorin në internet, shenja këto që e ngjasojnë gjithnjë e më shumë me ‘vëllain’ e tij Erdogan./Lapsi.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here