Prokuroria e Krimeve të Rënda/ Video-përgjimi është dërguar për ekspertim jashtë vendit…

0
129

Për video-përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike, ku dyshohet se është vëllai i ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda bën me dije se është dërguar për ekspertim jashtë vendit.

”Hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit”, njofton prokuroria.

Ndërkaq, “ka filluar dhe kryerja e verifikimeve pasurore për shtetasin Geron Xhafaj, i ditëlindjes 08.06.1975, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë”.

Prokuroria bën të ditur se është bërë edhe bashkimi i dosjeve, asaj për kallëzim të rremë të bërë nga Agron Xhafaj, dhe ajo për trafikim të lëndëve narkotike.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, njofton se më datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. Hetimet në këtë procedim penal lidhen me të dhënat e bëra publike më datë 14.05.2018 në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë ku është publikuar një material video”, thuhet më tej.

 Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, njofton se më datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305  i Kodit Penal.

Hetimet në këtë procedim penal lidhen me të dhënat e bëra publike më datë 14.05.2018 në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë ku është publikuar një material video.

Nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si “Bashkëpunëtori X” dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj) është treguar se bashkëpunëtori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit.

Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit.

Gjithashtu njoftojmë se ka filluar dhe kryerja e verifikimeve pasurore për shtetasin Geron Xhafaj, i ditëlindjes 08.06.1975, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here