Plas gallat në rrjet: Thirrje e hapur për kandidim si ministër i punëve të pista në portalin e qeverisë…

0
881

Jemi mësuar në çdo takim të Ramës me qytetarët të dëgjojmë të njëjtin refren, ku flet për portalet qeveritare, se si mund të aplikojnë për punë apo të ankohen për shkeljet që ju bëhen.

Pikërisht portalet e kryeministrit kanë bërë që në rrjetet sociale të plasë ironia. Duke patur parasysh skandalet që po ndodhin me kabinetin qeveritar, sidomos me ministrinë e Brendshme, në rrjet është hapur një portal ku ofrohet vend pune si Ministër i Punëve të Pista.

Ja çfarë shkruhet:

Kryeministri, ofroj vend pune THIRRJE E HAPUR PËR KANDIDIMIN SI MINISTËR I PUNËVE TË PISTA

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si Ministër i Brendshëm.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;

Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare;

Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;

Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht jashtë shtetit përbën kusht preferencial.

I njëjti kriter aplikohet edhe për familjarët deri në gradën e pestë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a) Të ketë pasur funksion të lartë gjatë regjimit komunist, preferohen prokurorë dhe sigurimsa.

b) Përparësi përbën përvoja disavjeçare në administratën publike si dhe master shkencor në menaxhimin e aseteve shtetërore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.

c) Të ketë leje drejtimi për automjete Audi

d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në bandë në kushte të vështira në tokë dhe në det.

e) Të ketë lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti të Amerikës Latine

f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek http://ëëë.kryeministri.com/ brenda datës 26 maj 2018, ora 11.

Adresa: Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000

Tiranë, Shqipëri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here