Opozita skenar të pazakontë/ Tension në Kuvend: “Jo qeveri e krimit dhe drogës…”

5
228

Seanca e kësaj të enjte nisi me tension.

Pas rrëzimit të kërkesës së LSI-së për të hequr nga rendi i ditës një projektligj, që u rrëzua nga maxhoranca, opozita rrethoi foltoren. Si dhe në seancat e tjera, kryetari i Kuvendit sapo ka mbaruar koha i ka fikur mikrofonin kreut të opozitës, i cili vijoi live në profilin e tij në facebook.

Deputetët e PD-së hapën pas krahëve të bashës një baner ku shkruhej:”Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeverisë së krimit dhe drogës”. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Kushtetuta ka rënë dhe se nga salla e Kuvendit po imponohet një teatër kukullash.

”E gjitha kjo që keni parë në këto minuta është përpjekja e dëshpëruar e kësaj maxhorance e kësaj qeverie të kapur në krim e të zhytur në krim për të dhënë përshtypjen e një fasade parlamentaro-demokratike. Nuk është ky skenar i turpshëm, teatër kukullash që imponohet nga kjo sallë. E vërteta është se Kushtetuta ka rënë, Kodi Penal ka rënë, Kodi i Procedurës Penale ka rënë, ligji antimafia ka rënë, ligji i famshëm i vetingut të policisë ka rënë për sa kohë në ato karrige janë të ulur Fatmir Xhafa dhe Edi Rama që janë zbuluar para mbarë shqiptarëve e mbarë botës si hartuesit e zbatuesit e një skenari kriminal që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt në ndihmë të vëllait të tij Agron Geron Xhafaj, të mbulojë komplotin antiligjor dhe antikushtetuese”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

5 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here