Opozita në protestë/ Zbardhet AXHENDA e Ramës…

0
333

Ditën e shtunë opozita do të protestojë para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Ramës nga pushteti, pasi e akuzon si të lidhur me krimin dhe korrupsionin dhe për të kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa nuk ka një afat se kur do të përfundojë, megjithëse zyrtarë të PD-së shprehen se ajo do të mbyllet në të njëjtën ditë.

Po ku do të jetë Kryeministri Rama ndërsa opozita dhe mbështetësit e saj do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”?

Sikundër mësohet nga burime zyrtare, Kryeministri do të shkojë në Berat e më pas në Skrapar për të vijuar me fushatën e dëgjimit të ankesave të qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here