Masakroi gruan me sëpatë/ Shqiptari tregon në gjyq: I zbulova mesazhet, kishte të dashur… (FOTO)

0
261

Një shqiptar nga Kosova ka dalë para gjykatës në Gjermani ku ka treguar se si e vrau gruan e tij me sëpatë.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në 1 tetor të vitit të kaluar në Siegburg, ku Rushit K. 37 vjeç (Emër i ndryshuar) goditi me sëpatë gruan e tij Donika duke e lënë të vdekur në vend.

Rushiti kishte ardhur si refugjat në moshën 17-vjeçare në Gjermani dhe në vitin 2017 ka marrë me vete edhe gruan e tij Donikën nga Kosova.

Sipas dëshmisë në gjykatë, ditën e tragjedisë Donika ka marrë një SMS nga ish i dashuri dhe nuk lejonte 37-vjecarin të lexojë atë. Kjo shkaktoi një përleshje verbale, e cila përfundoi brutalisht me vdekjen e saj.

Avokati Ziemer thekson se Rushiti e donte gruan, megjithatë mendon se “ajo e kishte keqpërdorur dhe kishte luajtur me dashurinë e atij.”

Për shkak të problemeve nga skizofrenia, Gjykata ka shtyrë seancën për shqiptarin për në datë 7 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here