Gjatë ditës së sotme priten tensione në Kuvend

0
148

Gjate dites se sotme seanca plenare pritet të kete tensione, për shkak se opozita më herët ka deklaruar se do të bojkotojë.Nuk do te kete seance plenare derisa Xhafa te jape doreheqje, gjithashtu opozita diten e shtunen ka oraganizuar nje proteste lidhur me kte ceshtje.

Madhe edhe kryeministri Edi Rama ditën e djeshme zhvilloi një takim të beftë me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin dhe arsyeja mendohet të jetë bërë pikërisht kjo, duke qenë se në rendin e ditës së sotme është edhe diskutimi për raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, çështje për të cilën mazhoranca është shumë në tension.

Opozita nuk ka lejuar seanca normale në komisionet parlamentare përgjatë këtyre ditëve, për shkak të çështjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, vëllait i të cilit është implikuar në trafikun e lëndëve narkotike, pas publikimit të audiopërgjimit të realizuar nga gazetari Jetmir Olldashi dhe dëshmitari X apo Albert Veliu.

Nuk do të ketë seancë plenare derisa ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen, as në komisione as në Kuvend, sepse ne jemi të vendosur të mos lejojmë që ministri t’i shërbejë narkotrafikantëve, që kjo polici të shkojë të arrestojë qytetarët e Kukësit dhe ata që s’paguajnë energjinë elektrike dhe të lërë Agron Xhafën të endet i lirë dhe të merret me trafikun e drogës, në drejtim të Europës. Kjo nuk është sjellja e një vendi anëtar të NATO-s.”, pati paralajmëruar nënkryetari i PD-së Edmond Spaho rreth 1 javë më parë.

Po ashtu opozita  ka organizuar të shtunën një protestë përmes së cilës kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here