E RËNDË/ Një familje e tërë “zhdep në dru” një person, kur shkon policia…

0
177

5 persona të një familje në Zogaj kanë goditur një shtetas duke e lënë të shtrirë në tokë. Në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit Y.R, B.R, A.R, H.R dhe A.R përkatësisht 43, 23, 31, 61 dhe 35 vjeç.

Të pestë këta shtetas kanë shkuar tek banesa e shtetasit S.B vjeç 68 dhe e kanë goditur atë me grushte duke e dëmtuar në fytyrë. Ende është i paqartë motivi i ngjarjes, por dyshohet për një konflikt mes tyre.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë duke bërë të mundur procedimin në gjendje të lirë të 5 shtetasve që dhunuan fizikisht 68 vjeçarin. Sipas burimeve shtetasi S.B pavarësisht goditjeve ka pësuar dëme në fytyre dhe pjesë të trupit por duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Ja njoftimi i policisë:

Më datë 23.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit Y.R, B.R, A.R, H.R dhe A.R, vjeç 43, 23, 31, 61 e 35, banues në fshatin Zogaj, pasi në Zogaj, në oborrin e banesës tij, kanë ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grusht, shtetasin S.B, vjeç 68, banues në Zogaj. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here