Alarmohen banorët/ Përfshihet nga flakët kabinë elektrike

0
178

Një kabinë e energjisë elektrike është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja është regjistruar pranë Stacionit Hekurudha, në zonën e plazhit.

Sapo u njoftuan për zjarrin, forcat e zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes ndërsa bënë të mundur lokalizimin e flakëve.

Ndërkohë që në terren është edhe grupi i avarive të OSHEE. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike ose nga mbingarkesa në rrjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here