Meterologët japin ALARMIN: Nesër reshje shiu në gjithë vendin, në fundjavë vjen… (VIDEO)

0
278

Paqëndrueshmëria e motit do të sjellë reshje shiu, por edhe temperatura të larta. Në një intervistë për Report TV, meteorologu Metodi Marku tregon se e mërkura pasdite dhe dita e nesërme në paradite do të ketë reshje shiu.

Duke përjashtuar ditën e sotme dhe ditën e nesërme, më pas në fundjavë dhe në ditët e para të javës që vjen ne presim që të kemi një skenar ditor ku pjesa e parë e ditës ka probabilitete të larta që të jetë e kthjellët, ndërkohë që pjesa e dytë duhet të bëhet kujdes nga qytetarët për arsye se mund të ketë kondeksion lokal dhe reshje të pasdites, të cilat mund shoqërohen me shtrëngata, por edhe me ngarkesa elektrike.

Meteorologu Metodi Marku:

Por, një mot me kapriço si ky i pranverës do të na sjellë dhe temperatura të larta. Në fundjavë Shqipërinë e prek vala e të nxehtit afrikan.

 

Në ditët në vijim për shkak të masave ajrore të ardhura nga kontinenti afrikan presim që të reflektojnë rritje të temperaturave ndonëse graduale. Kjo do të vazhdojë në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës që vjen. Pra, një tendencë në rritje e temperaturave.

Ndërsa për verën që vjen, Shqipëria nuk pritet të ketë ndryshime. IGJEUM informon se reshjet do të jetë të pakta dhe temperaturat e larta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here