Ironizon Vokshi: Na nxori mallin e Enver Hoxhës “Rroftë Komandanti!”

0

 

Loading...

Partia Demokratike ka akuzuar kolegët e mazhorancës se po u mohojnë të drejtën e fjalës, po i censurojnë me qëllim pasi nuk duan të shikojnë dhe dëgjojnë realitetin në vend; nga ana tjetër, sipas tyre, kryeministri Edi Rama shfaqet pa pushim në rrjetet sociale.

“Si u trafikua ligji nga Fatmir Xhafaj”, ishte boshti i protestës së opozitës në këtë komision. “Ti do të pengosh zërin e opozitës, – iu drejtua Vokshi, – kryetares së Komisionit. –  Po bëni censurë totale. Po bëni censurë totale, menduat që nuk do ta zhvillonim mbledhjen. Nëse ka një pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit, jeni ju. Ju bojkotoni komisionet. A ka mazhorancë të bojkotojë komisionet?!  Nuk ndodh.

Mos censuroni! Po sulmoni opozitën! 7 orë në ditë kemi në ERTV, “Komandantin”; është bërë më keq se Çavez dhe Maduro! Me Tërmetin, na nxori mallin e Enver Hoxhës me “Rroftë Komandanti!”, ironizoi Vokshi.

Abazi: Mos bertit te pakten se te degjojme. Flit me avash.

Vokshi: Mos hajde ketu te thuash qe po genjen opozita.

Balla: I di edhe kontratat.

Vokshi: Manja me mohoi te drejten e fjales. Eshte e paprecedent

Spaho merr fjalen. Flet me qetesi

Loading...

Lini nje pergjigje