E PAPRITUR/ Moderatorët shqiptar dhe emisioni i tyre vlerësohet me çmim ndërkombëtar (FOTO)

0
243

Prej kohësh emisioni i njohur “Mirëmëngjesi Shqipëri” është kthyer në një emision shumë të ndjekur nga të gjithë shqiptarët. Ai prej disa vitesh prezantohet nga ish banori i ‘Big Brother’ Arbër Çepani dhe gazetarja Blerina Shehu, të cilët çdo ditë trajtojnë tema nga më të ndryshmet dhe të rëndësishme për shoqërinë.

Për këtë arsye dhe për punën e tyre në televizionin shqiptar dy moderatorët do të vlerësohen me një çmim ndërkombëtar. Këtë lajm e ka dhënë vetë Arbri nëpërmjet një postimi që ka bërë së fundmi në profilin e tij.

“Më lejoni të ndaj lajmin e gëzueshëm me ju, që bashkë me kolegen Blerina Shehu, do të tërheqim këtë të Shtunë në Napoli të Italisë, çmimin ndërkombëtar kushtuar ekselencave në fushën televizive. Jemi shumë krenarë që në edicionin e XVIII të festivalit ndërkombëtar të ekselencave ‘Napoli Cultural Classic’, do të flitet edhe shqip! Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë e pakushtëzuar që na keni dhuruar, këtë çmim duam përzemërsisht ta ndajmë me ju”, – ka shkruar Arbëri në përshkrim të fotos ku shfaqet me Blerina Shehun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here