Detaje të reja/ Ja kush është Vlonjati që u arratis…

0

Në njoftimin e policisë thuhet se: Më datë 23.05.2018, rreth orës 10:25, Salla Operative Vlorë është njoftuar se prej ambienteve të Gjykatës Vlorë ku shërbimet e IEVP-së kishin dërguar për masë sigurie shtetasin Mikel Kasa, 29 vjeç, ky i fundit është arratisur.
Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të këtij shtetasi në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë.
Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.
Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.

Loading...

Lini nje pergjigje