Video me tri zëra…

0
569

Nga Agim Xhafka

 

Më në fund mbërriti përgjigja e analizës se zërit të videos me vëllain e Xhafajt. Në thelb aty shkruhet: “Pas shumë përqasjeve mes zërit origjinal të Geronit dhe zërit të videos na rezultoi se nuk ka përputhje as deri 30%. Pra doli se aty nuk mund të jetë kurrsesi zëri i tij. Më pas na u shfaq një anomali që akoma nuk e shpjegojmë. Se me zërin në videos ka afërsi, po 30%  edhe zëri i Fatmir Xhafajt!!! Menduam se kjo ngjashmëri vjen nga që ka të njëjtën adn me vëllain e vet. Por çudia vazhdoi më tej. Edhe zëri i Edi Ramës paska afërsi 30% me zërin e Geronit në video!!!

Si konkluzion del që videoja e shfaqur mban brenda plot tre zëra. Ku janë gërshetuar zërat e Geronit, Fatmirit dhe Edvinit. Ndërsa po merreshim me këtë anomali një nga studiuesit tanë e shpjegoi me bashkëpunimin e ngushtë mes tyre. Dihet që Geroni pa Fatmirin dhe Edvinin nuk do shiste dot as presh e jo më drogë.

Përfundimisht video e shfaqur përmban tre zëra, është një polifoni e konsoliduar mes Geronit, Fatmirit dhe Edvinit. Pikë.

Tiranë, më datë 22 maj, ora 17 e 23.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here