Valbona Selimllari prezanton për herë të parë vajzën dhe është kopja e saj

0
322

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari mbetet një nga femrat më të bukura shqiptare dhe ndër më të komentuarat në showbiz, jo vetëm për anën profesionale, por edhe atë private. Këtë fundit, Valbona e ka ruajtur gjithnjë larg syrit të publikut, aq sa vonë u mësua që ajo kishte tre fëmijë. Me djemtë, Valbona na ka prezantuar më herët, ndërsa vajzës deri më sot nuk ia kishte treguar fytyrën. Mirëpo për herë të parë Vivien është shfaqur në ekran këtë të shtunë teksa Valbona jepte një intervistë për emisionin “Elite show”.

“Tani ka filluar të rritet dhe mund ta shoqërojë mamin”, u shpreh Valbona teksa kamera kapi për pak sekonda fytyrën e vogëlushes. E pyetur nga gazetarja nëse Vivien do bëhet yll si mami, Valbona u përgjigj: “Të bëhet e mirë dhe të ketë ca vlera të tjera, pa ato yjet ikin dhe vijnë, nuk janë aq të rëndësishëm”.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here