Jo ata që sollën dikaturën , ata që e rrëzuan na rreshtojnë në krahun e drejtë të historisë

0
259

Nga Nebil Çika *

 

Si “i zoti i shtëpisë ” pasi Revolta e Spaçit ishte e jona , kam nderin te falënderoj pjesëmarrësit ne këtë përkujtim te 45 vjetorit te saje. Ndjehem sot i nderuar te përfaqësoj te përndjekurit politike antikomuniste në këtë 45 vjetor te një prej ngjarjeve me të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Un ndjehem krenar si pasardhës i te burgosurve politike antikomunistë per ate qëndresë qe ata benë ne Revoltën e Spaçit dhe për te gjithë qëndresën 45 vjeçare qe ata i bënë diktaturës komuniste .

 

Kemi dëgjuar shpesh ,politikanë e historiane komuniste, qe kur duan te justifikojnë krimet e diktaturës thonë që ta qe e vendosen atë na radhiten ne anën e drejte te historisë. Por un mendoj se është krejt e kundërta. Jo ta qe  luftuan per vendosjen e dikatures por ata qe luftuan per ta  permbysur ate  na radhiten ne anën e drejte te historisë . Revolta e Spaçit dhe martiret e sajë janë shembulli me i mire për këtë . Kjo revolte në vitin 1973 pati si motiv politik refuzimin nga qeveri shqiptare e kohës te ftesës për anëtarësim ne Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian KSBE,(OSBE e sotme) pra ata kërkuan rikthimin e Shqipërisë në Evropë , ne perëndim . Martiret e Spaçit dhe martiret e tjerë antikomuniste sakrifikuan jetën për rrugën tone euroatlantike . Sot Shqipëria është anëtare e OSBE e NATO dhe po tenton anëtarësimin në BE te objektiva për te cilat organizatoret dhe pjesëtarët e Revoltës së Spaçit sakrifikuan 45 vjet më parë. Ne e kemi larë me gjak rikthimin ne perëndim , liri e demokraci . Këta pra qe u sakrifikuan për Shqipërinë ne perëndim dhe jo ata qe instaluan diktaturën na reshoje ne krahun e drejte te historisë.

Miku im Luigji ( Mila) tha këtu se Presidenti Meta, është i dyti president ( pas Nishanit ) qe ka qene ne ish burgun e Spaçit . Kjo është e vërtetë , por z. Meta është i pari shtetar e politikan i larte qe vjen nga e majta qe na bashkohet ne në përkujtimin e qëndresës sonë antikomuniste këtu ne Spaç duke njohur e pranuar kështu publikisht edhe krimet e komunizmit dhe autoret e tyre. Un e përgëzoj për ketë dhe uroj qe ai të behet shembull edhe për politikanet e tjerë të majtë të pa implikuar me krimet e komunizmit . Ne nuk do te mundim te dënojmë krimet e komunizmit dhe nuk do te mund te shkëputemi dot nga e kaluara kriminale komuniste ne qofte se edhe krahu i majte i politikes nuk ndërgjegjësohet për ti pranuar e dënuar ato. Prandaj e shoh me rendësi paranine e Presidentit sot këtu.

Por ndërsa jam krenar per ate qe martiret dhe pjesëtaret e Revoltës se Spaçit bene për ne jam i dëshpëruar dhe i turpëruar për atë qe ne kemi bere apo me mirë te them nuk kemi bere për ta luftën , sakrificën dhe idealin e tyre . Sot 4 martiret e Spaçit dhe zyrtarisht rreth 6 mije të pushkatuar politike ( nga informacionet tona rreth 10 mije) janë pa varre . Ambasadorja e BE znj. Vlahutin tha ketu, se BE ka filluar një iniciative për identifikim nëpërmjet ADN-se te disa te pushkatuarve nga komunistet ne Dajt gje për te cilën un e përgëzoj . Por do te kërkoja prej saje dhe diplomatëve te tjerë te pranishëm këtu tu kërkonin politikaneve e zyrave te larte shqiptar, autore te krimeve te komunizmit te tregonin ata te parët se ku i kanë vrare e ku i kane varrosur njerëzit tanë. Do te ishte shume efikase qe BE,OSBE dhe te tjera institucione ndërkombëtare te ushtronin presionin e nevojshëm mbi politiken dhe zyrtaret shqiptar për te detyruar me ligj te gjithë ata që kane dijeni për vendet ku janë ekzekutuar e varrosur martiret e qëndresës sonë antikomuniste . Kjo do te ishe me efikase e me kosto shume me te ulet se iniciativa per identifikimin me ADN te të pushkatuarve vetëm ne Dajt . Mungesa e tekonlogjisë moderne është vërtet një problem por problemi me i madh i yni është mungesa e vullnetit politik për te gjetur eshtrat e te zhdukurve tanë .

Sot ne vërtet nderojmë martiret Revoltës e Spaçit por dua t’iu kujtoj se ligji për dëmshpërblimin e te përndjekurve politike i përjashton këta por edhe martiret e Qafe Barit dhe qindra te pushkatuar te tjerë nga komunistet nga dëmshpërblimi per shkakun se diktatura i ka akuzuar si terroriste gje qe është marre e mirëqene edhe nga ligji “demokratik”. Kjo është e turpshme dhe e pa pranueshme nga ne . Ndërkohe qe kryeterroristi i vërtete ai qe i vrau ata ish ministri i brendshëm i diktaturës komuniste  Feçor Shehu , i vrare ne luftën për pushtet disa vite me vone, përfiton si i pushkatuar politik nga ky ligj . Ka hipokrizi me te madhe e me te ndyre se kjo . Po nuk mbaron këtu. Një tjetër terrorist komunist qe mori pjese ne shtypjen me gjak te revoltës ish drejtori i policisë popullore Kasem Kaci qe jeton ne SHBA duke shijuar te mirat e demokracisë qe kërkonin te vrarët prej tij u dekorua ne vitin 2016 nga qeveria aktuale shqiptare si drejtoi me i mire i policisë ne historinë e shtetit shqiptar . Kjo qeveri sot ne përvjetorin e Revoltës jo rastësisht ka zgjedhuar te mblidhet pikërisht ne vendlindjen e diktatorit ne Gjirokastër , demonstrim i përsëritur ku i saje ndaj ngjarjeve e simboleve te tilla antikomuniste , nje cinizëm historik i saje . Sot kjo qeveri ka bllokuar dëmshpërblimin e te përndjekurve duke ua bërë tejet te vështirë situatën dhe integrimin te mbijetuarve dhe familjarëve te martireve .Ne këto kushte e me qe kemi këtu edhe z. President bej thirrje qe shteti e politika shiptare te ndajnë mendjen : o me martiret antikomuniste , ose me vrasësit e tyre . Me te dy nuk mund te jenë.

Nderim përjetë martirëve dhe te mbijetuarve te Revoltës se Spaçit

Zoti i bekoftë te përndjekurit antikomuniste !

Zoti e bekoftë Shqipërinë

*Fjala në përkujtimin 45 –vjetorin e Revoltës se Spaçit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here