Thirret tek Krimet e renda, por kerkon ndjese per …..

0
456

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pritet të japë sot dëshminë te Prokuroria e Krimeve të Rënda. E ndërsa dy zyrtarët e tjera Salianji dhe Bardhi përfunduan procedurat e dhënies së dëshmisë për audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj, deputeti Alibeaj ishte në këto momente i pranishëm në eventin përkujtimor të 45-vjetorit të revoltës së Spaçit.

Si një person që vjen nga një familje e ish të përndjekurish politikë Alibeaj gjatë fjalës së tij tha se e rëndësishme është se gjithëkush duhet të kërkojë ndjesë.

“Nuk vij këtu si deputet i PD, por vij si një njeri që nga mesi viteve ‘80 dëgjova për herë të parë emrin Spaç. Kur prindërit na tregonin se si vinin për t’u sjellë bukë të afërmve tanë. Ku erdha sot këtu ndjeva trishtim. Spaçi na u kthye në makth atëherë. Unë do thosha që është momenti për ndjesë, për ata që kanë pasur në dorë për të bërë diçka. Ndjesë që nuk kemi bërë aq shumë për shtresën e të përndjekurve politikë”, tha Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here