Skandali XHAFAJ/ PD pritet të sjellë PËRGJIME të reja

0
202

U bënë disa burime që thonë të njëjtën gjë: publiku do të njihet me përgjime të reja që implikojnë vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa në trafikun e drogës. Kjo sagë që ka filluar prej ditësh po përshkallëzohet hap pas hapi dhe strategjia e opozitës është me sa duket për të nxjerrë përditë diçka më të fortë derisa të kulmojë me mitingun e paralajmëruar përpara kryeministrisë të shtunën e ardhshme.

I pari ishte gazetari Jetmir Olldashi, i cili pasi mori përsipër përgjimin e bisedës tashmë të njohur të Albert Veliut me Agron Xhafajn (lexo poshtë) tha se në ditët e ardhshme do të dëgjohet pjesa tjetër e këtij seriali kriminalo policor.

Pas tij sot në komisionin parlamentar të ekonomisë deputeti i PD Flamur Noka konfirmoi edhe ai se “Së shpejti del një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj  vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër”.

I thirrur për të dëshmuar në prokurori për videopërgjimin, deputeti tjetër Salianji precizoi se për çfarë bëhet fjalë në këtë përgjim. “Gjithçka dimë nga rrethanat dhe faktet është se Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe është një nga bosët e drogës në Shqipëri…Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më ka sjellë një pjesë të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj bënte pazare droge. Nuk janë akuza politike. Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu, dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër’ deklaroi ai.

Nga ana tjetër Lapsi.al ka mësuar se një pjesë e këtyre materialeve të reja do të transmetohen sot në darkë në emisionin investigativ “Ajzberg” të gazetarit Artur Çani. Sipas asaj që që ne kemi arritur të marrim vesh në emision do të trasmetohet një video e cilësisë së dobët nga lokali i Agron Xhafajt dhe dy tre biseda telefonike midis kurthngritësit Albert Veliu dhe vëllait të ministrit të brendëshëm.

Nuk dihet ende nëse këto janë materialet e fundit që disponon opozita apo ajo do të vazhdojë me taktikën tashmë të njohur të publikimit të diçkaje, për ti provokuar kundërshtarët që të flasin dhe pastaj t’i përgënjeshtrojë ata me nxjerrjen e fakteve të reja. ©Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here