“Për 10 kile mos më hajde, unë flas për 100 e sipër” Salianji: Kam pjesë të tjera të audio-përgjimit

0
300

Pasi dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi se në disa pjesë të tjera të audio-përgjimit ai ka fakte që implikohet Agron Xhafaj.

Teksa u pyet nga gazetarët nga jashtë ambienteve të Prokurorisë, Salianji pohoi se kishte treguar se si i kishte rënë në dorë audio-përgjimi, por që nuk mund të bëhen publike pasi janë pjesë e sekretit hetimor. Po ashtu ai tha se nuk ka besim tek prokuroria, pasi sipas tij ajo është në dorë të Ramës.

“Gjithçka dimë nga rrethanat dhe faktet është se Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe është një nga bosët e drogës në Shqipëri. Është e qartë si drita e diellit që qeveria është e përfshirë në mbrojtjen e krimit dhe jo të qeverisë. Agron Xhafaj i kapur sot me zë dhe figurë dhe me telefonata e me çdo provë. Ai nuk është në Shqipëri dhe është larguar për të mos bërë të mundur zbulimin e fakteve të tjera. Ne jemi pyetur dhe kemi dhënë shpjegimet tona për këtë ngjarje, por prokuroria eshtë e përfshirë në kallëzimin e rremë që ka bërë Agron Xhafaj sesa në kartën e grupit kriminal. Shpejtësia e hetimit duhet të jetë për të zbuluar grupin e strukturuar kriminal. Po fakt është që të them unë; nuk jam Ervis Salianji, këtë lloj përgënjeshtrimi bën edhe Agron Xhafaj, që mos të dalë të përgënjeshtroj zërin e vet në publik. U pyetëm për gjithçka që kishin pyetje për hetimin. Nuk mund të flasim për sekretin hetimor. Kjo është pjesë e sekretit hetimor, pasi e kam deklaruar edhe në prokurori. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më solli pjesën e audio-përgjimit. Jo vetëm pjesën e parë të audio-përgjimit që u publikua nga PD, por edhe pjesë tjetër ku duket qartazi se persona të lidhur me krimin dhe me Fatmiri dha Agron Xhafajn bëjnë trafik droge në mes të ditës.

Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu, dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër’. Kam pjesë të tjera të audio-përgjimit ku implikohet Agron Xhafaj”, tha Salianji

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here