Noka: Nëse nuk rrëzojmë ministrin, rrëzojmë kryeministrin, Braçe: Bujrum…

0
494

Edhe mbledhja në Komisionin e Ekonomisë është shoqëruar me debate e replika mes anëtarëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.

Deputeti demokrat, Noka e cilësoi si lëvizje dinake largimin e Agron Xhafajt nga Shqipëria, ndërsa tha se në protestën e së shtunës, nëse nuk largohet Xhafaj, do largohet Rama.

Kreu i komisionit, Braçe, i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nëse do tentojnë marrjen e pushtetit me dhunë, do e pëspojnë.

Noka: Përgjimi porovon se Agron Xhafaj trafikonte drogë. Largimi i Agron Xhafajt ishte lëvizje dinake, për t’u hedhur hi syvenjuerëzve. Nëse nuk rrëzojmë ministrin, rrëzojmë kryeministrin. Agron Xhafajn duhet ta pwrfshinte ligjin anti-mafia.

BraçeZoti Noka, kërcënimet në një demokraci kushtetuese janë të tepërta. Nëse doni ta merrni pushtetin me dhunë si në 26 maj 1996 merreni, këtu jemi, bujrum. E keni provuar edhe më parë dhe e keni lëshuar qetësisht.

NokaPo mbroni me forcën e kartonave një person të përfshirë në trafikun e drogës. Me këtë arrogancë që i drejtoheni shqiptarëve shumë shpejt do thyeni qafën.

SpahoE kemi trim, e ka zgjedhur Kavaja, thatë për Elvis Rroshin. Kështu thatë edhe për Saimir Tahirin, duhet të ishte në burg. Kështu thatë edhe për Arben Ndokën. Ju mund të qeshni por kur Rama shkon në Bundestag nuk qeshi. Ia futën të dyja këmbët në një atlete. Ju kanë vënë dy kushte. Këtë thanë deputetët holandezë. Këtë tha presidenti francez, Macron. Këto iu thanë Ramës në Sofje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here