Meta ka marrë pjesë në 45 vjetorin e Revoltës së Spaçit/ Tragjeditë e së shkuarës, nëse harrohen…

0
124

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka marrë pjesë në 45 vjetorin e Revoltës së Spaçit. Nga rrënojat e burgut, ku ishin mbledhur mjaft nga ata që vuajtën dhjetra vite, Meta mbajti një fjalim, ku ndër të tjera tha:

“Jemi sot këtu në rrënojat e teatrit më të përgjakur të krimeve të diktaturës për të afruar nga afër historinë e një qëndresë të pazakontë dhe për t’u takuar me ju dhe familjet tuaja që keni përjetuar përndjekjet e një diktature nga më të egrat në botë.

Spaçi sikurse gjithë burgjet dhe kampet e diktaturës ka gjurmët një persekucioni të pamëshirshëm por edhe të një qëndrese që na bën krenarë si popull.

Akti vetëmohues i martirëve të demokracisë si Hajro Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi, Skënder Daja dhe gjithë kryengritësve të revoltës  së Spaçit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egersinë dhe të vërtetën e hidhur të shtetit totalitar.

Prandaj përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për gjithë politikën dhe shoqërinë tonë Përvoja botërore na mëson se tragjeditë e të kaluarës nëse harrohen janë të destinuara të rikthehen në një formë ose në një mënyrë tjetër. Kështu zbehja e kujtesës historike krijon premisa për tendenca totalitarizmi, por edhe të ksenfobisë, racizmit, ekstremizmit, krimit dhe përjashtimit.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here