Kontrolle në rrugët e kryeqytetit, tre arrestime dhe 12 pezullime patentash

0
173

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në kryeqytet, ky ka arrestuar tre persona për shkak se drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Synimi i këtyre kontrolleve të radhës, ka qenë ndalimi i personave që ishin tashmë debitorë për shkeljet e legjislacionit rrugor, por që janë ndaluar edhe persona të tjerë.

Nga ky operacion i policisë, kanë humbur patentën edhe 12 persona.

DETAJE

Vijon kontrolli i territorit për zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor.

Kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e Kryeqytetit, ku u konstatuan:

  • 32 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).
  • Tërhiqen 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  • 23 automjete u ndaluan administrativisht për mosshlyerje detyrimesh.
  • 3 drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
  • Merren 189 masa administrative, për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here