KOKAINA NË SPANJË/ Si e kuptoi policia çfarë kishin fshehur 4 shqiptarët që… (FOTOT)

0
181

Katër persona janë arrestuar nga Policia spanjolle në Benalmadenë, pasi janë kapur me më shumë se 86 kg kokainë.

cocainados (1)-ktwB-U501977175408OBI-624x385@Diario Sur

Të arrestuarit, me origjinë shqiptare, po lëviznin me dy automjeteve, njëra prej tyre luksoze e cila perdorej per te pare situaten ne rruge, nese do te kishte polici dhe tjetra me modeste ku ishte fshehur droga.

Siç raportohet nga mediat spanjolle, operacioni u krye disa ditë më parë gjatë kontrollit policor në Benalmadena. Pas ndalimit te makines luksoze e cila u përpoq për të shmangur kontrollin policor, policet pane se dy shqiptarët 24 dhe 25 vjecare, u përpoqën të lajmeronin permes telefonit celular me ata qe ishin ne makinen pas tyre, se policia i kishte ndalur per kontroll.

Por nderkohe, policia pa një tjetër makine qe po vinte ne kete rruge që u përpoq gjithashtu të shmangte kontrollin policor.

Agjentët arritën të ndalonin automjetin dhe të identifikonin shoferin dhe pasagjerin, dy shqiptare te moshave 27 dhe 38 vjec.

cocainados (2)-ktwB-U501977175408y8C-624x385@Diario Sur

Ne makinen e tyre u gjet 86.20 kg kokaine dhe më shumë se 5,900 euro kesh dhe 8 telefona celularë.

Sipas mediave, makina luksoze ecte me larg makines se dyte, per te mbajtur nje distance te madhe qe te kishin kohe te lajmeronin per rreziqet qe mund te sillte rruga, ne menyre qe makina tjeter te mund te shmangej.

Disa javë më parë, agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle në një operacion të përbashkët me zyrën e Madridit dhe DEA-e Kolumbisë, nën koordinimin e EUROPOL kanë goditur një grup kriminal të mafias shqiptare, duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro. Operacioni u finalizua edhe me arrestimin e dy shqiptarëve Julian Deblini i cili e ka pasur mbiemrin Gjoka dhe Arjan Ndoci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here