Kjo është femra më e njohur e Tiranës, që u vetëvar në ……

0
687
Nga Agim Musta
Si u flijua Ganimeti me të njëjtin litar me të ëmën
32684116_2039522483035635_4079396376243339264_o.jpg

Një vetëvrasje e dyfishtë u krye në vitin 1967 po në Grabian të Lushnjës. Ganimet Cuka ishte një nga femrat më të bukura të Tiranës në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Ajo kishte mbaruar Institutin “Nana Mbretëreshë” të Tiranës dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Në vitin 1945, një oficer i misionit anglez u dashurua marrëzisht pas saj, por ai u detyrua të largohej brenda 24 orëve, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ndërsa Ganimetit i vunë prangat në duar dhe e rrasën në një qeli burgu të Tiranës. Në burg atë e torturuan barbarisht, ndërsa disa funksionarë të lartë të Sigurimit të Shtetit tentuan ta përdhunojnë. E mbajtën disa muaj në hetuesi, por nuk mundën ta bënin të pranonte se ishte agjente e zbulimeve të huaja, prandaj u detyruan ta lironin. Kur doli nga burgu, e lanë pa punë, që të vdiste urie. Për të mbijetuar, ajo merrej me zbukurimin e vajzave të Tiranës, ditën e martesës. Ajo ishte tepër krenare dhe e sfidonte regjimin, duke bërë çdo mbrëmje shëtitjen e saj në bulevardin “Zogu I”. Asnjëherë nuk u përkul të kërkonte mëshirë. E internuan së bashku me të ëmën në një ditë tetori me shi të vitit 1967. Aty i vendosën në një kthinë të një stalle derrash për të banuar. Vrimat e mureve të pasuvatuar ishin plot akrepa që të kallnin datën. Lagështia të hynte deri në palcë. Jashtë balta ishte deri në gju. Për herë të parë në jetën e saj, Ganimeti u pushtua nga një dëshpërim i tejskajshëm. Asnjë rreze shprese nuk shihte në horizont. E shtrydhi trupin për disa ditë dhe net pa gjumë, për të gjetur rrugën e shpëtimit por më kot. Më në fund, ajo arriti në përfundimin se vdekja ishte shpëtim për to, ndërsa vetëvrasja e tyre do të ishte sfidë dhe akuzë për diktaturën e urryer të Enver Hoxhës. Ia tregoi dhe nënës plakë vendimin e saj dhe, si e përqafoi, i tha të vdisnin së bashku. Të nesërmen, ajo bleu 10 metra litar dhe e ndau në dy pjesë të barabarta. U ul pranë tavolinës dhe shkroi një letër. Kujt ia drejtonte dhe çfarë ishte shkruar në të, askush nuk e mori vesh, përveç operativit të Sigurimit të Shtetit. Si mbaroi letrën, hipi në karrige dhe vari mbi një tra dy litarët e bërë lak. Pasi pinë kafen e mëngjesit, hipi nënën mbi karrige, i hodhi litarin në qafë dhe i ra karriges në shkelm. Nëna mbeti e varur. E çoi karrigen një metër më larg, hipi sipër saj dhe vendosi lakun në fyt. Shtrëngoi dhëmbët fort që, kur të vdiste, të mbetej e bukur. E rrëzoi karrigen me këmbë dhe mbeti e varur si nëna e saj. Disa fëmijë të internuar, kur dëgjuan zhurmën që bëri karrigia e rrëzuar, u afruan e panë skenën makabre. Ata u lebetitën kur panë nga vrimat e stallave dy gra që rrinin të varura në hapësirë. Ata ikën me vrap, të frikësuar, për t’u treguar prindërve, por askush nuk merrte guximin të hapte derën e viktimave dhe t’i ulte në tokë. Shitësja e dyqanit lajmëroi të plotfuqishmin e policisë dhe nuk vonoi shumë kur aty mbërriti operativi i Sigurimit. Në mbrëmje vonë, kufomat e viktimave i hodhën në një gropë që ndodhej buzë kanalit, i cili kalonte pranë stallës së derrave, pa u vendosur asnjë shenjë dalluese mbi pirgun e dheut që i mbuloi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here