Gazetarja Milori “GOZHDON” Ramën/ I përsërit pyetjen e gazetares Ambrozia Meta: A nuk ka…

0
593

Gazetarja e ABC, Mirela Milori, e cila intervistoi mbrëmjen e sotme kryeministrin Rama e vendosi këtë të fundit jo pak në vështirësi. Një prej tyre ishte momenti kur Milori përsëriti pyetjen e gazetares Ambrozia Meta e cila e detyroi Ramën që të largohet nga konferenca për shtyp, raporton Mapo.

Mirela Milori: A nuk ka PS njerëz, që nuk kanë të afërm të lidhur me drogën që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?

Edi Rama: Mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon ndaj rastit. Një parti politike në qeveri është një shumësi njerëzish që i bashkojnë disa vlera, por çdo njeri është i ndryshëm. Edhe në kishë njerëzit shkojnë si mëkatarë dhe nuk shkojnë si ëngjëj që në rast se ka rënë në mëkat, është i përjashtuar. Është e rëndësishme si reagon. Ka akuza që bëhen nga drejtësia dhe e cila ka një reagim, reagimi është i qartë në rastin e Tahirit dhe ka akuza që vijnë nga burime të tjera, që nuk kanë asnjë kredibilitet të mjaftueshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here