Flet Edi Rama: Pse nuk e shkarkoj Xhafën për shkak të të vëllait

0
217

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur të mos e largojë ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pas skandalit të vëllait të tij. Në një intervistë dhënë për gazetaren e Abc News Mirela Milori në Gjirokastër, Rama tha se ministri nuk mban përgjegjësi morale për vëllain e tij.

“Shkarkim për arsye morale? Jetojmë në një sistem ku nga mosha 18 vjeç, “secili berr varet nga këmbët e veta” dhe askush nuk mund të implikohet një vëlla se ka një vëlla.

Në pozicionin e kryeministrit nuk mund të bëj vlerësime bazuar në pretendime. Unë vendimet i marrë në bazë të fakteve. Kur kam bërë zgjedhjen e Xhafës si ministër të brendshëm unë e kam ditur këtë fakt. Akuza ka pasur që në vitin 2002.

Kam kërkuar me urgjencë nga një agjenci e specializuar të di të vërtetën e audiopërgjimit. Nëse do të kishte të dhëna për këtë që “një vëlla është aktiv në këtë aktivitet” e bën të pamundur që vëllai të jetë ministër” – tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here