Demokratët trondisin Komisionin: 45-vjetori i Spaçit, ish-hetuesi Xhafa, tani avokat i krimit

5
1187

Deputetët e PD kanë hyrë sot në Komisionin e Ligjeve dhe kanë deklaruar se komisioni nuk mund të vazhdojë punimet sa kohë që Ministri i Brendshë, avokat i krimit, vazhdon të mbrohet ende nga kryeministri.

Si për rastësi, pikërisht sot është është 45-vjetori i revoltës së Spaçit, që deputeti Oerd Bylykbashi e ka risjellë jo pa qëllim në kujtesë të socialistëve:

“Sot është 45-vjetori i revoltës së Spaçit dhe hetuesi i athershëm ka bërë karrierë dhe sot është MInistër i Brendëshëm, është avokati më i mirë i krimit të organizuar.

Sot është avokati më i mirë i krimit të organizuar, që ka mbrojtur vëllanë e tij me të gjithë format dnë të gjitha mënyrat më të mira të mundshme, e paketoi dhe e çoi në Itali kur sot ndaj tij duhet të fillonte ndjeka penale.

Sot ne jemi para faktit që avokatia më e mirë që i bëhet krimit ëhstë ajo që Edi Rama po i bën Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës. Është turpi i deputetëve të mazhorancës që sot mbrojnë Fatmir Xhafën që sot duhet të ishte shkarkuar.

Ky komision nuk mund të vazhdojë të diskutojë çështje të tjera sa kohë që Fatmir Xhafaj mbron krimin. Bashkë em Agron Xhafajn mbron krimin dhe ti bëhesh palë me ta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

5 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here