Braçe e nxori nga komisioni/ Gazetaria ja plas në fytyrë: Audion çoja studios që përdori Rama për…

0

Gazetarja Esiona Konomi ka ironizuar kryetarin e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, pasi ky i fundit e ‘dënoi’ duke e nxjerrë nga salla e mbledhjes.

Loading...

“Ti me syze, dil pak përjashta, dil përjashta që të kuptosh se ka etikë këtu. Shkoj bëje te PD këtë që bëre këtu’’, i është drejtuar Braçe gazetares.

Por në një reagim në rrjetin social, gazetarja Konomi i sugjeron Braçes që të dëgjojë audion dhe ta çojë për ekspertizë të specializuar atje ku kryetari i Partisë së tij, Edi Rama, çoi materialin e Agronit.

Postimi i plotë:

Meqë unë paskam qeshur sot në Komisionin e Ekonomisë, në mbështetje të një batute të koleges sime, Marsela Karapanço, dhe për këtë mora dënimin kapital të nxjerrjes jashtë komisionit në mënyrë demonstrative, deklaroj se nuk kam qeshur…

Por i sugjeroj kryetarit të këtij komisioni, ta dërgojë audion e komisionit për ekspertizë tek agjencia e specializuar ku kryetari i partisë së tij dërgoi të hënën e shkuar materialin e “Agronit”, për të marrë me shpejtësi përgjigjen nëse qesha apo jo…

Pastaj të mbledhim Byronë e Kuvendit, të analizojë përgjigjen dhe të vendosë nëse buzëqeshja ime meriton dhe ndëshkim më të lartë, siç mund të jetë “ndalimi i hyrjes sime në Komisionin e Ekonomisë”, sikundërse sot “urdhëroi” zoti Braçe.

P.S. Deklaroj se pas kësaj ngjarjeje edhe kam qarë në korridoret e Kuvendit… Mbase meritoj dënim edhe për këtè

Loading...

Lini nje pergjigje