Audiopërgjimi, Alibeaj: Ja çdo bëj që procesi i hetimit të mos merret peng nga Xhafaj dhe Rama…

0
183

Deputeti i PD-së, Enkelejt Alibeaj ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audiopërgjimin ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe ka rrëfyer se ka vendosur të ndërmarë një hap që procesi i hetimit të mos merret peng nga Xhafaj dhe Rama.

“Sot në mëngjes, – tha Alibeaj pasi doli nga Prokuroria, – isha në përkujtimin e 45 vjetorit të Revoltës së Spaçit dhe e kuptoni asosacionin që ndodh; ky vend sot ka nevojë për revoltë si ajo kur njerëz kurajozë gjejnë forcën për të kundërshtuar sistemin diktatorial.

Unë erdha sot për të dëshmuar faktet e bëra publikisht kur në fakt duhet të kishin ardhur të tjerë persona.

Ndaj, duke qënë se Kodi i Procedurës Penale përcakton se ka edhe përfaqësue stë viktimave, unë parashtrova që në statusin e deputetit, për viktimat e trafikimit të narkotikëve të jem përfaqësusi, përfaqësuesi i viktimave të kësaj vepre kriminale. Pra unë kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh si mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Xhafaj dhe nga Rama. Viktima janë të gjithë shqiptarët.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here