45 vite nga revolta e Spaçit, Nishani: Nderim dhe mos harresë ndaj sakrificave të heronjve, mos lejoni që..

0

Ish-presidenti Bujar Nishani iu është bashkuar sot reagimeve me rastin e 45 vjetorit të revoltës së Spaçit kundër regjimit komunist.

Loading...

 

 

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani theksoi se nuk duhet të harrohet sakrifica dhe rezistenca e heronjve të asaj kohe. Mes të tjerash ish-kreu i shtetit dha mesazhin e qartë për shqiptarët, ndërsa shtoi se nuk duhet të lejohet që ajo histori të përsëritet.

REAGIMI I NISHANIT
Sot 45 vjet nga revolta e Spaçit kundër krimeve, torturave, poshtërimeve të një regjimi monstruoz ndaj patriotëve dhe shqiptarëve të ndershëm që kërkonin lirinë, dinjitetin dhe përparimin.
Nderim dhe mos harresë ndaj sakrificave dhe rezistencës së heronjve të asaj kohe.
Të mos lejojmë që historia të përsëritet në forma të ndryshme por të dhimbëshme për shqiptarët.

Loading...

Lini nje pergjigje