Pas akuzave të opozitës reagon Nikolla, ja si justifikohet lidhur me të dhënat e prindërve që u kërkoi..

0
209

Pas akuzave të opozitës lidhur me të dhënat e prindërve që u kërkuan nëpër shkolla, vjen më në fund një reagim nga Ministrja e Arsimit.

Në një takim në Vllahinë, banorët e pyetën ministren Lindita Nikolla lidhur me këtë çështje.

Nikolla tha se kjo kërkesë është bërë për të ndërtuar një komunikim të ri me prindërit me anë të teknologjisë, për t’u informuar se çfarë ndodh në shkollë dhe në politikat arsimore që ndërmerr ministria.

“Çfarë po kërkojmë? Ti ID, atë numrin  e kartës  së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjencinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë. 

Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju, të përjavshëm se çfarë ndodhi këtë javë në arsimin në Vlorë. Nuk ke interes ta dish? Në qoftë se nuk ke interes, aty je me dëshirë. Mos u regjistro, mos i jep këto të dhëna edhe rri i painformuar.

Unë dua ta përdor teknologjinë. Kjo teknologjia, email-et e kompjuterat nuk janë kot. Janë një instrument dhe një mundësi që ne në kohë reale të marrim përgjigje nga prindërit, dhe ti them, në shkollën kot p.sh në shkollën në  Bashkinë Selenicë duam të bëjmë 1,2,3,4,5  investime, më thoni nga t’ia fillojmë? Nuk do doje që të jepje një përgjigje? Ja pra që kjo është arsyeja.”, tha ministrja.

Më herët deputetja demokrate Albana Vokshi e ka konsideruar këtë veprim një tallje me shqiptarët, pasi sipas saj për të komunikuar në mënyrë reale me prindërit mjafton numri i telefonit.

“Numri i kartës së identitetit të prindërve, mund t’u duhet për identifikim në zgjedhje, por jo për komunikim në kohë reale. Ministrja e Arsimit duhet të tregoje se përse gjeti një mekanizëm të paligjshëm që të sigurojë brenda natës numrat e kartave të identifikimit të të paktën 70% të shqiptarëve, pra të babait dhe të nënës së çdo fëmije që ndjek shkollën.”, shkruan Vokshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here