Paloka: Ja skenari kriminal i Ramës, mashtroi shqiptarët kur i tha se…

0
253

Nënkryetari i PD-së, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për zbatimin e një skenari criminal për të mbyllur hetimet lidhur me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Paloka tha se Edi Rama i mashtroi shqiptarët kur i tha se kishte bërë një analizë të zërit nga një agjensi e specilaizuar të zërit të Agron Xhafajt, por nuk tha se kush ishte kjo agjensi.

“Rama dhe Xhafaj megjithëse kanë për detyrë të bëjnë transparencë, nuk tregojnë se cila është kjo agjensi, megjithëse nuk ekziston asnjë e tillë që do t’I thonte të zezës së bardhë.

Për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të inkriminuar, Rama është bërë pjesë për të mbyllur hetimet për Agron dhe Fatmir Xhafajn.

Fatmir Xhafaj e di shumë mirë se vëllai i tij drejton trafikun e drogës dhe zëri i shfaqur në video-përgjim është i Agron Xhafajt. Ndaj edhe e larguan me urgjencë nga Shqipëria që të mos përballej me të vërtetën.

Fatmir Xhafaj po qëndron në detyrë për të urdhëruar kukullat e tij në Prokurori, Donika Prela e Arta Marku, të manipulojnë provat”, tha Paloka.

Në vijim, Nënkryetari i PD-së, i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve që t’I bashkohen protestës kombëtare të 26 majit, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here