Mali i Zi acarohet me Shqipërinë, planifikon…

0
284

Mali i Zi, duke parë ngritjen e numrit të migrantëve që po kalojnë përmes vendit të tyre në një shteg të ri për në Bashkimin Evropian, po e mendon ndërtimin e një rrethimi të mprehtë në kufirin e tij me Shqipërinë për të penguar rrjedhën, ka thënë të dielën një zyrtar qeveritar.

Me mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore po e provojnë fatin për të arritur në vende më të pasura evropiane pasi kontrabanduesit kanë krijuar një shteg të ri ballkanik që shkon nga Greqia përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës në anëtarin e BE-së, Kroaci, raporton Reuters.

Bosnja tashmë ka nisur të përballet me mijëra migrantë që janë ngujuar pasi një shteg përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë u mbyll në 2016, kur Turqia ra dakord të ndalë rrjedhën në këmbim të ndihmës së BE-së dhe koncesioneve tjera.

“Në rast të një fluksi më të madh të emigrantëve, mund të ngremë një gardh me tela të mprehtë në kufi me Shqipërinë”, ka thënë për televizionin shtetëror Vojislav Dragoviç, Shef i Departamentit për Mbikëqyrje të Kufirit Shtetëror në Mal të Zi, transmeton Koha.net.

Ai tha se autoritetet shqiptare shpesh kanë refuzuar të pranojnë mbrapsht, emigrantët e kthyer nga Mali i Zi, sipas marrëveshjes dypalëshe për ripranim.

Shumë vende të rrugës së migrantëve kanë siguruar kufijtë e tyre me barriera fizike. Hungaria ka ngritur një gardh me tela të mprehtë në kufijtë e saj me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës së vitit 2015, kur më shumë se 1 milion migrantë erdhën në Evropë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here