Ironia e radhës nga selia blu: ‘ID-ja e Lindita Nikollës, gallatë e madhe’

0

Nuk ka munguar ironia e radhës nga selia blu për ‘sinqeritetin” e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe vazhdimin e grumbullimit prej saj, paligjshmërisht,  të të dhënave personale të prindërve të nxënësve edhe pse një javë më parë, vendimi u anullua po prej saj. Anullimi erdhi pasi PD-ja e konsideroi si skandal mbledhjen e të dhënave të kartave të identitetit nga qytetarët dhe hodhi dyshimin se ato do të përdoreshin për të abuzuar gjatë zgjehdjeve lokale.

Loading...

Luçiano Boçi, deputeti i PD, pedagog ka publikuar një shënim sot në rrjetet sociale me titull “ID-ja e ministres”:

Gallatë e madhe me këtë ministren e Arsimit! Sot pas shumë kërkimesh, e zbuloi më në fund pse kërkonte ID e prindërve?! Përgjigja ishte epike… E donte që mos të ngatërronte “Linditat” e shumta që janë në gjithë Shqipërinë, jo për ndonjë gjë tjetër.

E donte për ta futur ID në kompjuter dhe që më pas me anë të email t’i informonte prindërit për politikat “e mëdha arsimore” !!!??? Madje ajo mund t’ua merrte dhe pa i pyetur fare se shteti i disponon, duke harruar që me ligj asnjë institucion nuk mund t’i transmetojë të dhënat personale, por si “grua zonjë” po i pyet, po i merr dorën!!?

I ankohej atij xhaxhait që ai informacionin e merrte vetëm nga TV. Nga sot e tutje që ka dorëzuar ID dhe adresën email, sipas ministres, ai xhaxhai do mund të ulet qetë-qetë para kompjuterit, do dredhi një duhan dhe mund t’i fusë një “chat” me ministren, për të folur për arritjet “gjigande” në arsimin shqiptar.

Dhe një kaq gjë të thjeshtë askush nuk e kishte kuptuar më parë!? Sa keq!

Prandaj nuk ecim para ne….,donte me thanë Ministrja e ….Arsimit.

Loading...

Lini nje pergjigje