Sokol Balla ka qënë në gjendje kome, historia që nuk e dinte askush

0
570

Gazetari i njohur Sokol Balla është një personazh shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me miqtë e tij momente nga jeta e tij e përditshme, por edhe nga udhëtimet e shumta që bënë në vende të ndryshme të botës.

Ai ditën e sotme ishte i ftuar tek emisionin ‘Një kat më lartë’ me Ermal Peçin ku ka rrëfyer diçka më shumë për veten e tij. Ai është pyetur nga moderatori për udhëtimet e tij dhe i është kërkuar që të tregojë një nga udhëtimet më të rrezikshme që ka bërë ndonjëherë.

Balla ka rrëfyer se në një nga udhëtimet më të vështira që ka bërë ka qenë kur ka shkuar në Indi. Ai tregoi se shkoi i papërgatitur dhe pa bërë vaksinat përkatëse dhe për këtë arsye kur është kthyer ka pasur probleme shëndetësore.

“Ka qenë udhëtimi në Indi, ku unë vajta pa bërë vaksinat përkatëse dhe mbaj mend kur kam shkuar për pushime në Rhodos, nuk e mbaj mend kam qenë në gjendej pothuajse në koma. Kjo histori është e vërtetë dhe gafa ishte qenë unë shkova pa marrë vaksinat përkatëse në një vend problematik siç është India.”, rrëfeu Sokoli gjatë intervistës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here