Prokuroria e Shkodrës ka çuar për gjykim dosjen “Balerina”

0
156

Prokuroria e Shkodrës ka çuar për gjykim dosjen “Balerina”, grupin e kryesuar nga Rinard Tata dhe dhjetë persona të tjerë të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, pastrim të produkteve të vepres penale, dhe disa vepra të tjera penale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër përfundoi hetimet praprake të procedimit të regjistruar që në vitin 2014, ka ngritur akuzë dhe derguar për gjykim 11 të pandehur, të cilët prej shumë vitesh kishin rekrutuar disa vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës, e më pas paratë e përftuara nga kjo veprimtari kriminale i riciklonin në aktivitetet tregtar dhe ndërtim.

Hetimet disa vjeçare përfunduan me arrestimin e personave në nëntor të vitit të kaluar në sajë të operacionit të koduar “Balerina”.
Këta përsona janë:

I pandehuri Rinard Tata ( alias Federik Tota ), lindur dhe banues ne Shkoder, i arrestuar, i dënuar edhe më parë, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të:

1. “Shfrytezim i prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem të disa femrave.

2. “Mbajtja e lokaleve per prostitucion“ parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

3. “Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare “parashikuar nga neni 170/ç i K.Penal.

4. “Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale “parashikuar nga neni 287 te K.Penal, duke ricikluar ne aktivitetin e tij privat, dhe ndertimtari parate e perfituara nga shfrytezimi i prostitucionit.

5. “ Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike “ parashikuar nga neni 137/2 te K.Penal , per qellime biznesi.

6. “Ndertimi i paligjshem “ parashikuar nga neni 199/a/1 te K.Penal , pasi ka ndertuar 3 kate mbi pronen e tij ekzistuese.

2. E pandehura Sunila Mehja , e bija e Qemalit dhe Fejzies, lindur dhe banuese ne Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale te:

1. “ Shfrytezimit te prostitucionit “ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem te disa femrave.

2. “Mbajtja e lokaleve per prostitucion “ parashikuar nga neni 115 i K.Penal .

3. I pandehuri Kastriot Musa, lindur ne Barbullush, Shkoder, i arrestuar, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Shfrytezimit te prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal , ne dem te disa femrave.

4. E pandehura Ardita Muça, lindur e banues ne Shkoder, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

5. E pandehura Angje Ndrecaj, lindur dhe banuese ne Manati, Lezhë, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“ Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

6. E pandehura Anita Lleshi, lindur ne Burrel dhe banuese ne Kamez, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucioni“, parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

7. E pandehura Albana Musa, lindur ne Korçe dhe banuese ne Bushat, Vau Dejes, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

8. E pandehura V.H, e hetuar në gjendje të lirë, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionir“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

9. I padehuri E.L, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal.

10. I pandehuri E.C, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .

11. I pandehuri M.P, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .

Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe ”TATA”, e ndodhur në Lagja ”Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Tata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here