Pampuri: Protesta e 26 Maj-it, “shuplaka” e fortë e qytetareve, ndaj qeverisë së dehur nga narkotrafiku…

0
123

Pas vendimit të opozitës së bashkuar për të zhvilluar një protestë masive në Tiranë me 26 Maj, deputetja e PD Orjola Pampuri thotë se kjo protesta do të jëtë një shuplakë e fortë e qytetërve ndaj qeverise së ardhur nga narkotrfaiku.

Në një shenim në rrjetteb sociale ajo shkruan se “”Rrobaqepesi Rama” ka pese vjet qe po “stilon” qeverine duke e stolisur me ministra te cilet cdo dite po e nxjerrin “lakuriq”… e “rrobaqepesi rama” serish kembengul se jane te veshur”. Nërkohë që ajo bënë një krahsim të atyre që qëndrojnë në burg për vetem një mur pa leje e jo të atyre që bëjnë kërdine me trafiqe në këtë vend. Me 26 Maj te gjithe bashke, kunder katrahures qe kjo qeveri po e drejton kete vend. Asnjerin prej jush, te majte e te djathte nuk mund ta perfaqesojne me bandat, shkruna deputete e opozitës.

Ja shënimi i plotë i saj në facebook:

Protesta e 26 Maj-it, “shuplaka” e forte e qytetareve, ndaj qeverise se dehur nga narkotrafiku…

“Rrobaqepesi Rama” ka pese vjet qe po “stilon” qeverine duke e stolisur me ministra te cilet cdo dite po e nxjerrin “lakuriq”… e “rrobaqepesi rama” serish kembengul se jane te veshur. Kjo ishte fabula ” Rrobat e Mbretit”, ne versionin shqiptar, ku skandalet nuk ngurojne te zene vendin e njeri-tjetrit cdo dite. Kryebashkiake te inkriminuar, perdhunues, trafikante, avione qe transportojne droge, skafe qe transportojne droge, e bashkepunoret jane te lidhur me njerezit me te afert te ministrit e ish ministrit. E ne fund gjithcka shitet si sukses. Askush nuk ndeshkohet. Por ata qe sot vuajne denimin jane vetem hallexhinjte. Dy vite me pare nje bashkeshorte, nene e dy femijeve u aksidentua ne Qerret te Kavajes dhe humbi dy engjejt e saj, tek shkonte te takonte babain e femijeve e bashkeshortin ne burgun e Rrogozhines, i cili ishte denuar per nje mur te ndertuar pa leje…… Sa qytetare si ai qe kane ndertuar nje mur, sa qytetare qe nuk kane paguar energjine pasi jetojne ne varferi ekstreme, e se bashku me qytetaret e Kukesit qe ne te drejten e tyre protestuan kunder takses se rruges e cila binte ndesh me varferine e tyre, sot gjenden prapa hekurave????Ky eshte realiteti i hidhur, te cilin “rrobaqepesi rama” kerkon ta mohoje e ta shese neper ekranet e stisur si sukses te pamohueshem.
Ky minister do beje vettingun ne polici?
Ky minister i brendshem do ndeshkoje bandat e narkotrafikut? E Pamundur…..
Nje minister, per vellain e te cilit ka fakte te pamohueshme qe ka qene e eshte koka e trafikut te droges, nuk mundet kurrsesi te kryeje detyren e tij. E nese vazhdon te qendroje ne ate detyre eshte ne shkelje te cdo norme te moralit, ne shkelje te cdo drejte per te ushtruar ate detyre e per te perfaqesuar qytetaret e vendit te tij.
Me 26 Maj te gjithe bashke, kunder katrahures qe kjo qeveri po e drejton kete vend. Asnjerin prej jush, te majte e te djathte nuk mund ta perfaqesojne me bandat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here