AUDIO-PËRGJIMI/ Shoqatat e gazetarëve dalin në krah të kolegut që zbuloi skandalin “Xhafaj”

0
390

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur mbështetje për gazetarin Jetmir Olldashi, “që pas rrëfimit publik mbi investigimin për trafikun e drogës në qytetin e Vlorës, por përballet me një presion të padenjë publik, të nxitur nga emocione e interesa politike”.

“Ne vlerësojmë kurajon dhe profesionalizmin e cdo gazetari në vend që përpiqet të lëvrojë një zhanër aq të vështirë, e pse jo të rrezikshëm sic është investigimi. Ne përshëndesim kurajon e kolegut Jetmir Olldashi për të përcjellë e mbrojtur publikisht etapat e punës së tij, nga ku doli edhe emri i vëllait të ministrit të brendshëm, në një moment jo të lehtë tensioni politik në vend, e duke marrë edhe koston e një presioni paragjykues publik, fatkeqësisht edhe nga kolegë të profesionit.

Inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë, të mos intimidohen në punën e tyre, pasi e vërteta dhe profesionalizmi janë aleati më i fortë, që kanë përballë publikut, i vetmi aktor për të cilin ky profesion aspak i lehtë në ditët e sotme, merr vlerën që i takon”, thuhet n një njoftim të shoqatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here