Plumba në lokalin e basteve/ Si iu afrua 31 vjeçari me kalashnikov tavolinës ku…

0
189

Një person hapi zjarr në një lokal ditën e sotme në qytetin e Vlorës, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Sahatit”, pranë Postës, ku autori i dyshuar u konfliktua me një person, doli nga lokali dhe më pas u rikthye me armë zjarri tip Kallashnikov.

Ai është identifikuar si Besmir Gj., 31 vjeç, i cili është neutralizuar në vendin e ngjarjes nga klientët dhe efektivë të policisë që ndodheshin aty pranë.

Sipas dëshmitarëve, 31-vjeçari iu drejtua një tavoline me katër persona por nuk dihet se cili ishte objektivi i tij.

Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Gjatë neutralizimit të tij, është plagosur lehtë një person që u përplas me xhamin e lokalit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here