Përleshje mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës

0

Një përplasje fizike ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Deputeti Xhavit Haliti i PDK-së ka goditur deputetin e LDK-së, Arben Gashi. Sherri mes tyre kishte filluar që një ditë më parë kur Gashit nuk iu dha fjala nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, në mënyrë që deputeti i LDK-së t’u përgjigjej akuzave nga deputeti Milaim Zeka. Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, “le të shkon në rrotë të samës” etj. Ndërsa Haliti iu drejtua me fjalët ‘qen bir qeni’.

Lini nje pergjigje