KUJTESE! Ligjit famëkeq 7380, shumë të rinj që tentuan të kalonin kufirin u vranë

0
804
Nga Beqir SINA – New York
 
Në vitin 1990,  shumë të rinj tentuan të kalonin kufirin, u gjetën të vrarë dhe maskruar nga rojet e kufirit, pas daljes së ligjit 7380, i cili u jep detyr ushtarve të kufirit që pa paralajmërim të vrisnin këdo që tentonte të kalonte kufirin
Ky është një material, i shpërndar në rrjetet sociale  nga Agustin Mirakaj, ku tregohet në disa detaje se si Komunizmi ka funksionuar në Shqipëri deri në fund te vitit ‘1990, ku shërbimi sekret i drejtuar prej tij ka eliminuar vrare ,mbi 100 të rinj në pika të ndryshme kufitare të vendit, teksa tentonin të kalonin kufirin. Ndryshimi i ligjit për kalimin e paligjshëm të kufirit më 8 maj 1990 nga ish-presidenti komuniste shoku Ramiz Alia, duket se ka qenë një farsë,nje mashtrim pasi urdhri i vërtetë përtej këtij ndryshimi ka qenë eliminimi, për çdo person që do të shkelte kufirin. Foto të vrasjeve makabre, që janë marrë nga arkivat sekrete, “Terrori komunist në Shqipëri”, Çdo vrasje është e dokumentuar me kronologjinë e ngjarjes dhe fotot e personit të vrarë. “Fotot e vrasjeve në kufi në vitin 1990 botohen për herë të parë. Në maj të vitit 1990, doli një dekret i firmosur nga Ramiz Alia ku thuhej se arratisja dhe kalimi i kufirit nuk quheshin më tradhti e nuk mund të vriteshin ata që kalonin kufirin. Rinia shqiptare e gënjyer nga ky dekret filloi në masë të kalonte kufirin”, . Mosha e të rinjve të vrarë është nga 18-32 vjeç. “Sigurimi i shtetit KOMUNISTE dokumentonte çdo gjë.
Përkrah informacioneve janë dhe fotot. Janë foto tronditëse. Këto foto flasin sa për dhjetëra libra, sa për dhjetëra tragjedi. Janë mbi 100 të vrarë. Si nga nga Jugu e nga Mali i Zi”,
Simon Stefani
(Diskutim në takimin me shokët zv/ministra dhe të komandës së kufirit më 19 mars 1990)
Thamë se janë rritur tendencat për arratisje e në disa zona për këto flitet hapët. Këtë situatë nuk duhet ta lejojmë, prandaj ligjet që kemi duhet t’i zbatojmë. Nëse në ndonjë rast është bërë politikë në interes të atdheut e të personit të gënjyer e të çoroditur nga ideologjia borgjeze, kjo nuk do të thotë se do të bëhet vijë. Ata që do të kalojnë në rrugë të fshehtë, të kalojnë kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse nuk do t’u binden kërkesave të kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital. Këtu nuk duhet të ketë asnjë lëshim e iluzion.
Disa çështje të tjera që edhe mund të lidhen me problemin e mësipërm.
Është e vërtetë që tendenca e arratisjes ka qenë dhe është e mprehtë. Organet tona për këtë tendencë kryejnë një volum të madh pune, në ndjekjen e tyre harxhojnë mjaft kohë, forca, mjete dhe para. Për këtë tendencë nga viti 1984 e deri tani, janë ndjekur afro 2 mijë vetë, janë arrestuar 398 persona, janë këshilluar e demaskuar 11000 persona të tjerë nga organet e Partisë, të pushtetit dhe degët e punëve të brendshme. Me gjithë këto masa nga viti 1984 deri në 6-mujorin e parë të vitit 1988 mundën të realizojnë arratisjen jashtë shtetit 354 persona. Veç këtyre u kapën me tentativë për t’u arratisur në zonat kufitare 495 vetë. Që nga çlirimi e deri në vitin e fundit janë arratisur në moshë madhore nga Shqipëria 11.800 vetë.
Ministri i Punëve të Brendshme
Hekuran Isai
ERSEKA
-Më darë 2.2.1990, rreth orës 24:00, njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, ra në përpjekje të tre shkelësve kufiri nga brenda jashtë. Si rezultat i zjarrit të njësitit mbeti i vrarë Ilirjan Ismail Zari, vjeç 30, banues në Tiranë, roje në depon e armatimit të çetës vullnetare Kinostudio. Dy shkelësit e tjerë u kthyen në thellësi të tokës sonë. Si rezultat i masave në orën 05:00, të datës 3.2.90 u kap Agim Ismail Zari, vëllai i të vrarit. Vazhdon kërkimi për kapjen e të tretit, i cili është Ylli Qemal Keti, me origjinë nga Kolonja dhe banues në Tiranë, martuar me motrën e dy shkelësve të mësipërm.
SHKODRA
Më datën 14.6.1990, në postën kufitare të Hanit të Hotit, nga kontrolli i kryer në pengesën klon, u konstatua një gropë dhe një granatë dore luftarake. U njoftua posta kufitare e cila nisi njësitin e kontrollit së bashku me qenin kërkues, të cilët ranë në përpjekje me shkelësit e kufirit me drejtim nga brenda jashtë. Njësiti bëri paralajmërim duke qëlluar me armë në ajër, për shkak se nuk u ndalën, qëlloi në drejtim të tyre duke vrarë Pëllumb Pëllumbin nga Shkodra, i pa zënë në punë, ndërsa në orën 01:50, të datës 15.6.90 u kap shkelësi tjetër Marjan Zef Ndoja, nga Shkodra. Vazhdon bllokimi i kësaj zone.
ERSEKA
Më datën 10.6.1990 u ndalua Irfan Sali Liçi, vjeç 27, banues në Pojan të Korçës, kooperativist, për arsye se karakteristikat e tij të jashtme janë të njëshme me shkelësin e kufirit që u largua në drejtim të paditur në përpjekje me njësitin kufitar të postës Shelegur. Në përpjekjen e orës 8:00, më 10.6.90 u vra në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Fatmir Ismail Duro, vjeç 25, banues në Orman, Pojan i Korçës.
SHKODRA
Më datën 12.6.1990, në postën kufitare Zogaj u asgjësua në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Nin Rok Hoti, vjeç 25, rrobaqepës, banues në Shkodër.
POGRADECI
Më datën 17.7.1990, në sektorin e postës kufitare Peshkëpi, nga njësiti i kontrollit u kap në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Artan Ahmet Kushi, vjeç 16, banues në Elbasan, nxënës, i cili u ndalua.
GJIROKASTRA
Në datën 17.7.1990, ora 11:45, në sektorin e postës kufitare Radat në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, u kapën dy persona dhe u vra një tjetër: Arjanit Ali Vashaj, vjeç 27, shofer, Shkëlqim Avni Deçaj, vjeç 27, banues në Vlorë, punëtor, të cilët u ndaluan, Muharem Fejzo Velaj, vjeç 25, banues në Klos Mallakastër Fier, kooperativist, i cili u vra nga njësiti pas zbatimit të kërkesave të rregullores për kapjen e tij të gjallë.
SHKODRA
Më datën 18.7 1990, realizuan kalimin e paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç Frederik Kol Petraqi, vjeç 25, punëtor dhe Mark Noc Çuçia, vjeç 25, punëtor në peshkim.
Më datën 18.7.1990, u kapën në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç Rakip Myftar.
KORÇA
Më datën 18.7.1990, në sektorin e postës kufitare Ponçarë, njësiti i shërbimit në orën 03:05 ra në përpjekje me shkelësit e kufirit Nardi Kujtim Ravolli e Osman Xhakolli, të cilët tentuan t’i merrnin armët njësitit të shërbimit dhe pastaj të realizonin kalimin e kufirit. Njësiti i shërbimit asgjësoi Osmanin dhe plagosi rëndë Nardin.
vrasjet.jpg
th.jpeg
pixel.gif
PAR150300.jpg
kufitare.jpg
kufi1.jpg
fence-in-albania.jpg
Albania Macedonia border.jpg
30729687_2024652714522612_5365841705343909888_n.jpg
30728820_2024652624522621_3676416766138908672_n.jpg
800px-Albania_sign.jpg
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here