Berisha: Balla po bën kërdinë, ka zaptuar te gjitha….

0

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në ‘Facebook’ ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

 

 

Berisha thekson se Balla po bën kërdinë. Ndërkohë që qytetari sqaron se deputeti i PS-së ka zaptuar te gjitha institucionet në Elbasan dhe Librazhd, kundrejt gjobave për emërime në punë.

STATUSI I BERISHËS
Taulant Gjura/Hoxha/Jaupi ben kerdine!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje zoti Berisha, desha te denoncojë se ne Elbasan konia e Ramës Taulant Balla ka zaptuar te gjitha institucionet Elbasanit kundrejt gjobave qe pret duke vene veton e tij ne emërimet e drejtuesve te institucioneve, nga Librazhdi, unë po te radhis disa nga emërimet. Ne krye te institucionit te regjistrimit te pasurive ka vendosur njërin nga emrat qe Rama e denoncoi si një drejtuesit te korruptuar ne kohen qe punonte ne Aluizem Mariglen Disha. Ne drejtorin e Bujqësisë Spiro Hunci, ne drejtorin e shërbimit veterinet Fatmir Ozuni, ne drejtorin e Asgjësisë kontrollit ushqimor Firduz Kurti, dhe sot ka emëruar nënkryetarin bashkisë Librazhd Enver Shkurti drejtor e mjedisit te gjitha këto nga Librazhdi, duke anashkaluar njerëz te shkolluar dhe intelektual elbasanas. Te gjitha ato qe thotë Rama se te gjithë drejtuesit do te testohen, dhe asnjë deputet nuk do te ndërhyje për emërime është vetëm një fasade e kësaj qeverie dua te ruaj anonimatin”

Lini nje pergjigje