Vdekja në Korçë, policia e gjen shkakun….

0
318

Policia e Korçës ka dhënë detajet e para në mënyrë zyrtare në lidhje me vdekjen në qelitë e këtij komisariati të Enea Ftoj.

Sipas policisë në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune, por duket se uniformat blu e kanë mbyllur këtë çështje me faktin se Ftoj ishte përdorues droge.

Njoftimi paraprak i Policisë së Korçës:

Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme procedurale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here