Sulmon Erdogan: OKB ka marrë fund

0
189

Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka sulmuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara duke thënë se ka marrë fund. Gjithashtu nënvizoi se nëse nuk reagon ndaj dhunës së Izraelit ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, bota do të zhytet në kaos.

“Përballë asaj që ndodhi në Gaza, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë fund, është rrëzuar. Në këtë moment, nuk arrij as të flas me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, pavarësisht se kemi miqësi të mirë. Nëse do të vazhdojë të qëndrojë në heshtje ndaj talljeve të Izraelit, bota do të jetë në kaos”.

Kështu është shprehur Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, duke folur për palestinezët e vrarë nga ushtria izraelite gjatë inagurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Ai gjithashtu njoftoi se të premten do të mbahet një manifestim madhështor në nderim të viktimave.

“Nuk do të lejojmë që Jeruzalemi të pushtohet nga Izraeli. Do të mbështesim luftën e vëllezërve tanë deri ditën në të cilën tokat palestineze, që prej shumë kohësh janë të pushtuara, të kenë paqe dhe siguri Brenda kufinjëve të një shteti të lirë palestinez”, shton Erdogan, shkruan abcnews.al

Ndërkohë, për këtë çështje, Presidenti turk ka biseduar në telefonata të ndryshme me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidentin rus Vladimir Putin, atë iranian Hassan Rouhani dhe disa liderë të tjerë.

Ndër të tjera, Erdogan ka thirrur edhe një mbledhje të jashtëzakonshme të 57 vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here