Familjarët akuza policisë “I bënë gjilpëra dhe e vdiqën” i ka fajet shteti…

0
229

Vdekja e papritur e 27-vjeçarit, Enea Ftoj, në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, është e mistershme. Familjarët akuzojnë policinë për këtë ngjarje.

Të shokuar nga ngjarja, ata thonë se njoftimin per vdekjen e morën sot nga gjykata pasi ishte seanca për masën e sigurisë. Sipas tyre, policia nuk kishte njoftuar asnjë nga familjarët. Bashkëshortja i drejton gishtin tre efektivëve që e kanë shoqëruar, për ushtrim dhune ndaj tij. Ata pretendojnë se i kanë shkaktuar vdekjen me gjilpëra.

”E pa vjehrri për herë të fundit, e di si më tha burri? Më tha, do të vdes. I bënë gjilpëra me zor. Ma vranë, po çfarë shteti është ky. Djali 26-vjeç me baba të sëmurë, tre fëmijë kishte, me nënën në depresion. Unë 21-vjeçe, kisha fëmijën 10 muajshe në gji, as punë në shtet, asgjë. Këtë bën shteti, si të mos vjedhë. Megjithatë vodhi të vuante dënimin dhe të mos e vriste. Na e vrau”,-tha bashkëshortja.

Policia në njoftimin për mediat tha se nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here