Eurostat publikon një përzgjedhje të të dhënave mbi tregtinë

0
117

Me rastin e samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Sofje, Bullgari ditën e sotme, Eurostat ka publikuar një përzgjedhje të të dhënave kryesore mbi tregtinë midis BE dhe Ballkanit Perëndimor

Ballkani Perëndimor përbëhet nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. BE është një partner tregtar kryesor i këtyre shteteve.
Në vitin 2017, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë eksportoi mbi 80% të eksporteve totale të mallrave në BE (4 miliardë euro ose 81%). Ajo u pasua nga Shqipëria (1.6 miliardë euro ose 77%), Bosnja dhe Hercegovina (4 miliardë euro ose 71%), Serbia (9.7 miliardë euro ose 68%), Mali i Zi (0.1 miliardë euro ose 35% ).

BE-ja gjithashtu është partneri kryesor i importeve të mallrave në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (4.3 miliardë euro ose 63% të totalit të importeve të mallrave), Shqipërisë (2.9 miliardë euro ose 62%), Bosnje dhe Hercegovinës (5.7 miliardë euro ose rreth 61%) dhe Serbi (10.3 miliardë euro ose 59%), ndërsa pothuajse gjysma e importeve në Malin e Zi (1.1 miliardë euro ose 47%) dhe Kosova (1.3 miliardë euro ose 43%) erdhi nga BE.

Në vitin 2017, bilanci i mallrave të BE-së me Ballkanin Perëndimor shënoi një tepricë prej 9 miliardë euro, duke u rritur me 10% krahasuar me vitin 2016. Njëzet e dy vende anëtare të BE regjistruan një suficit, të udhëhequr nga Hungaria, Greqia dhe Kroacia prej + 1.1 miliardë euro secila. Në të kundërt, deficiti më i madh u vërejt në Suedi (- 66.4 milionë euro). Importet e BE nga Ballkani Perëndimor janë dyfishuar që nga viti 2007 nga 9 miliardë në 20 miliardë në vitin 2017. Eksportet gjithashtu janë rritur nga 18 miliardë euro në 2007 në 29 miliardë euro në vitin 2017.

Ndër vendet anëtare të BE-së, eksportuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor në vitin 2017 ishin Gjermania (16% e eksporteve të mallrave të BE në Ballkanin Perëndimor) dhe Italia (14%). Së bashku ata përbënin mbi një të tretën e të gjitha eksporteve në këtë rajon. Këto dy vende u pasuan nga Sllovenia (10%), Hungaria (9%) dhe Kroacia (8%). Gjermania (23% e importeve të BE-së nga Ballkani Perëndimor) dhe Italia (18%) ishin gjithashtu destinacionet më të mëdha të importeve nga Ballkani Perëndimor. Ata u pasuan nga Sllovenia (9%), Hungaria dhe Kroacia (7% secila). / monitor. al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here