Zamira Kita rrëfehet për herë të parë: Kalova në depresion pas lindjes së vajzës

0

Ajo është një ndër emrat  më të përfolur  dhe më të njohur të artit shqiptar, një figurë e njohur e jetës kultutore në Korçë ku prej 11 vitesh mban edhe pozicionin e drejtoreshës së teatrit të këtij qyteti. E ftuar në studion e Rudina Masgjistarit, Zamira Kita ka rrëfyer një tjetër anë të saj, atë të mamasë si dhe është ndalur më gjatë tek marrëdhënia me të bijën, Enirën 15-vjeçare.

Loading...

Gjatë emisionit aktorja e njohur e televizionit foli edhe për një nga momentet më të vështira pas lindjes së vajzës. Për jetën e vështirë që kishte kaluar si dhe për mënyrën se si ishte tërhequr nga teatri për pak kohë.  “Nuk e kam thënë ndonjëherë, por pas lindjes unë kam kaluar një depresion shumë të rëndë, ka qenë shumë e vështirë për mua, gati 40 ditë. Ka qenë shqetësim shumë i madh dhe për familjen e Benit edhe për ne të dy. Na u duk një periudhë pa zgjidhje, më dukej sikur do të çmendesha përfundimisht, sikur s’do ta rrisja dot vajzën, ose do të vdisja. Ishte depresion”, tha ajo.

Përpjekjet  e saj për ta kaluar me sukses këtë fazë të vështirë të jetës së saj nuk kanë munguar. “Kam shkuar në shumë mjekë, por fatmirësisht Zoti më dha Enirën të urtë sepse nuk di si do kisha reaguar. Që në atë periudhë filloi tërheqja nga teatri, u mbylla në vetvete. Pas 40 ditësh më kaloi depresioni dhe aty kuptova që kisha sjellë në jetë një fëmijë që e kisha aq shumë të dëshiruar. Pastaj fillova të nxjerr gjërat që i kisha përgatitur Enirës, kuvertat, bluzat dhe fillova ta vesh bukur. Më pas nuk i jam ndarë asnjë çast, madje, madje vajza është më e lidhur me mua”, tregoi aktorja.

Loading...

Lini nje pergjigje