Xhafaj flet për herë të parë për akuzat ndaj të vëllait: Audio-pergjimi sajesë, nuk jap dorëheqjen

0

Ministri i Brendshëm foli sot per here te pare per akuzat e diteve te fundit. Ai bëri një sërish rezymenë e historisë së vëllait të tij, Agron Xhafaj dhe kujtoi se në 2002, në kohën kur qeveria drejtohej nga Kryeministri Pandeli Majko i kishte dorëzuar dorëheqjen nga posti i ministrit të Turizmit që mbante.

“Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002. Vëllai im ka qenë rreth 25 vjet në atë kohë, e kanë ndaluar për 1 muaj dhe e kanë liruar duke urdhëruar largimin nga Italia. Kam qenë ministër i Turizmit në qeverinë Majko. Kam kërkuar dorëheqjen për këtë ngjarje, por pasi u panë rrethanat dhe përfshirjen time, kryeministri nuk e pranoi dorëheqjen time”, tha ai.

“Agroni për asnjë çast nuk iu fsheh hetimit, por ka kërkuar që të marrë pjesë në këtë çështje. Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi, asnjë veprim i imi nuk ka krijuar imunitet, apo favor kundrejt ekzekutimit të vendimit penal ndaj tij. Asnjëherë si funksionar publik dhe si ministër nuk kam bërë kompromis me faktin që vëllai im nuk duhet të vuante dënimin e dhënë, edhe pse ajo cka ai ka bërë është e shpërpjestuar me dënimin e madh”, shtoi ministri Xhafaj.

Ai thotë se nuk e nxiti të vëllain që të udhëtonte drejt Italisë.

“Unë nuk e nxita që ta kryente këtë akt, por ai nuk ma dha mundësinë që të provonte Fatmir xhafajn si ministër të brendshëm nëse do të kërkohej ekstradimi i tij ndonjëherë”, thotë ministri Xhafaj.

Lini nje pergjigje