Uruguai shpall listën paraprake të Botërorit

0

Uruguai ka shpallur listën paraprake për në Botërorin e Rusisë. Ajo që bie në sy përveç sulmuesve Luis Suarez dhe Edison Cavani është se në listën me 26 lojtarë bëjnë pjesë 6 lojtarë nga Serie A.

Skuadra e Oscar Tabarez bën pjesë në Grupin A, së bashku me Rusinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin.

Uruguai është favoritja kryesore për të dalë e para e grupit. Martin Kaseres, Matias Vesino, Rodrigo Bentakur, Diego Laksalt, Lukas Torreira dhe Gaston Ramirez, janë 6 futbollistët uruguaianë që luajnë në Serinë A italiane.

Image

 

Lini nje pergjigje