Shqiptarët paguhen më pak se të gjithë në rajon

0

Shqiptarët paguhen më pak se të gjithë fqinjët e tyre në Ballkan e më gjerë. Të dhënat tregojnë se ne kemi pagën më të ulët minimale dhe atë mesatare. Të ardhurat nga paga konsiderohen edhe të ardhurat kryesore për një person. Ndaj një situatë e tillë dëshmon edhe për nivelin e ulët të jetesës në vend.

Loading...

Paga minimale

Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës minimale në Evropë, me vetëm 180 euro/ muaj. Sipas të dhënave të Institutit Europian të Statistikave (EUROSTAT), ne jemi vendi i fundit edhe në rajonin tonë, duke mbetur edhe pas Serbisë, që pagën minimale e ka 285.4 euro/ muaj. Ndërsa nga vendet e BE-së, Luksemburgu është ai që ka pagën minimale më të lartë, me vetëm 1998.5 euro/muaj. Në fakt, që nga 1 janari nga 28 shtetet e BE-së, vetëm 22 prej tyre kanë Pagë minimale Kombëtare. Ato variojnë nga 500 deri në më tepër se 1000 euro.

Por ajo që vëren Eurostat-i është se paga minimale ka të bëjë dhe me vendndodhjen, ku shtetet e BE-së me pagën minimale 400-500 euro renditet në Lindje të saj, si Lituania, Rumania, Slovakia, Estonia, Lituania etj. Ndërsa shtetet në verilindje të Europës e kanë pagën minimale mbi 1400 euro, ku hyjnë Britania, Franca, Belgjika, Hollanda, Irlanda dhe Luksemburgu. Në jug të Europës, në Spanjë e Portugali, kjo pagë minimale ndodhet mes 600 dhe 900 euro/muaj. Për krahasim, paga minimale në SHBA në janar të 2018-ës ishte 1048 euro/muaj.

 

PAGA MINIMALE NË EVROPË

(Burimi: EUROSTAT)

 

Brezi i parë i vendeve

Franca                                     1400 euro/muaj

Belgjika                                   1400 euro/muaj

Britania e Madhe                    1400 euro/muaj

Hollanda                                 1400 euro/muaj

 

 

 

Brezi i dytë i vendeve

 

Spanjë                                     600-900 euro/muaj

 

Portugali                                  600-900 euro/muaj

 

Brezi i tretë i vendeve

 

Lituani                                     400-500 euro/muaj

 

Rumani                                    400-500 euro/muaj

 

Slovaki Estoni                         400-500 euro/muaj

 

Shqipëria                                 180 euro/ muaj

 

Paga mesatare

 

Edhe për pagën mesatare, Shqipëria mban vendin e fundit në rajon dhe në Evropë. Të dhënat e Ëikipedias të cilat i referohen të dhënave të INSTAT dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nxjerrin në pah se në Shqipëri,  paga mesatare mujore kap nivelin e 347 eurove. Ndërkohë vendet e rajonit kanë një pagë mesatare më të lartë duke nisur nga Kosova me 405 euro, Mali i Zi me 509 euro dhe Serbia me 407 euro. Nga të dhënat konstatohet se  paga mesatare në Shqipëri  është më e ulëta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

 

Vendi me nivele më ta larta të pagës në Evropë renditet  Zvicra me 4,421 euro në muaj, e ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia. Sipas të dhënave, paga në Shqipëri, e llogaritur me shpenzimet e përditshme mbetet sërish më e ulëta në Evropë çka tregon se kosto e jetesës në Shqipëri është mjaft e lartë në krahasim me pagën. Qytetarët shqiptarë paguhen pak, ndërsa çmimet e produkteve janë të larta duke e vështirësuar jetesën.

Përsëri Mali i Zi e ka më të lartë pagën sipas fuqisë blerëse çka do të thotë qytetarët në këtë vend e kanë më të lehtë të përballojnë blerjet e ditës pasi rroga është e  mjaftueshme për të blerë produkte të ndryshme. Të dhënat e analizuara në Ëikipedia i referohen tremujorit të parë të 2017.

 

PAGA MESATARE NË RAJON

 

Shqipëria                     347 euro/muaj

 

Kosova                        405 euro/muaj

 

Mali i Zi                        509 euro/muaj

 

Serbia                         407 euro/muaj

 

======

Loading...

Lini nje pergjigje